Agim Bahtiri: Një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës gjendet në karantinë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar se një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës gjendet në karantinë, pasi që i ka ofruar shërbime mjekësore një pacienti nga Skenderaj, i cili pas testimit për COVID-19 ka dalë pozitiv.

Bahtiri ka shkruar se edhe një pacient i dyshuar me COVID-19 nga qyteti i Klinës është operuar në Spitalin e Mitrovicës dhe derisa të kthehen rezultat e testimit të tij nuk ka siguri që ekipi tjetër mjekësor është i sigurt.

Andaj Agim Bahtiri lut qytetarët e Mitrovicës Jugore që t’i shmangen vizitave në Spitalin e Mitrovicës deri te mërkurën mbrëma.

Ky ështe postimi i plotë i Bahtirit ne Facebook:

“Një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës gjendet në karantinë, pasi që i ka ofruar shërbimeve mjekësore një pacienti nga Skenderaj, i cili pas testimit për COVID-19 ka dalë pozitiv. Po ashtu edhe një pacient i dyshuar me COVID-19 nga qyteti i Klinës, është operuar në Spitalin e Mitrovicës dhe derisa të kthehen rezultat e testimit të tij, nuk kemi siguri që ekipi tjetër mjekësor është i sigurt.

Pra, për shkak të kësaj situate i lus qytetarët e Mitrovicës që t’i shmangin në maksimum vizitat në Spitalin e Mitrovicës deri të mërkurën mbrëma, përveç kur kanë raste urgjente. Gjithashtu i lus qytetarët e qyteteve tjera, që për aq sa kanë mundësi t’i shmangin shërbimet në Spitalin e Mitrovicës dhe të drejtohen direkt për në ShSKUK, pasi që spitali ynë po përballet me vështirësi në ofrimin e shërimeve pas rasteve të fundit.

Shtabi Emergjent i Komunës së Mitrovicës dhe Spitali i Mitrovicës nesër do të takohen dhe do të dalin me qendrim të përbashkët për situatën e krijuar, ku do të bëhen të ditur hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren për menaxhimin e situatës”.