Agim Bahtiri kërkon nga Agim Veliu mbështetje për koalicionin VV-LDK

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherit edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri është takur mëngjesin e sotëm me nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliun.

”Pata kënaqësinë që kafen e mëngjesit ta pi me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, të cilin e përgëzova për kontributin e dhënë në fitoren e partive opozitare në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Bahtiri në një postim në facebook.

Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ka kërkuar nga Veliu që të jap kontribut maksimal për arritjen e koalicionit VV-LDK.

”Mikut tim i kërkova që të jep kontribut maksimal për arritjen e marrëveshjes finale mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Bahtiri, duke shtuar se ”vendit i duhet formimi sa më i shpejt i Qeverisë, ku të gjithë duhet të punojmë që kjo të bëhet në afat ligjor dhe pa humbje kohe.

Para dy ditëve, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  ka folur pas takimit me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe Vjosa Osmanin, ku ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për të qeverisur me vendin.

Nis takimi Kurti – Mustafa