Agim Bahtiri, kandidat i LVV-së për kryetar të Mitrovicës

Agim Bahtiri do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Kështu ka njoftuar Qendra e LVV-së në Mitrovicë.

“Ju njoftojmë se Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë sot zyrtarisht votoi Agim Bahtirin, kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës. Vazhdojmë punën në zhvillimin ekonomik të komunës por kësaj rradhe edhe me ndihmën e Qeverisë nga të cilët padrejtësisht kemi qenë të harruar për 8 vite”, thuhet në njoftim.

Kjo qendër ka besimin se Bahtiri do ta fitojë garën pa balotazh.

“Me vullnetin e qytetarëve, shkojmë drejt fitores plebishitare qysh në rrethin e parë, pra pa ballotazh”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Agim Bahtiri është kryetar aktual i Mitrovicës së Jugut.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.