Pamje nga një takim mes Agim Bahtirit e Albin Kurtit - Foto: Komuna e Mitrovicës

Agim Bahtiri i bashkohet Vetëvendosjes

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do t’i bashkohet të premten Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Bahtiri për KALLXO.com.

“Po, të premten do të kaloj në Vetëvendosje. Marrëveshja u arritë sot në mes meje dhe Albin Kurtit”, tha Bahtiri.

Tutje, ai tha se do të bashkohet me gjithë strukturën e AKR-së në Mitrovicë dhe qyteteve tjera.

“Komplet struktura e degës së AKR-së në Mitrovicë dhe një pjesë e madhe e AKR-së nga qytete të ndryshme”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka thënë se aderimin në Vetëvendosje po bënë për të larguar të keqen.

“Jam i bindur që do të jetë një referendum gjithë popullor për ta ndalur të keqën dhe ta vendosim të mirën për hirë të fëmijëve tanë”, tha tutje kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.

Ndryshe, Agim Bahtiri udhëheq me komunën e Mitrovicës dy mandate radhazi. Partia e tij ishte në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

Me këtë kalim, Vetëvendosja tashmë udhëheq në dy komuna të Kosovës, Prizrenin dhe Mitrovicën.