Agim Bahtiri - Foto: Facebook

Agim Bahtiri flet pas intervistimit nga policia

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahiti, ka thënë se ka qenë një lapsus deklarimi për vëllavrasje.

Ai ka sqaruar situatën pas intervistimit nga forcat e rendit në lidhje me deklarimet e sotme.

“Po, kenë policia i jepa sqarimin se u kanë një lapsus, asgjë tjetër”, deklaroi Agim Bahtiri.

Ai tha se pa të drejtë po bëhet fushatë ndaj tij, ndërsa deklaroi se është vetëm për paqe.

“Njerëzit kanë dëshirë të bëjë fushatë, unë e dhashë opinionin tim dhe dola e kam postu edhe në facebook dhe jo është e tëra. Njerëzit e politikës që dëshirojnë të më qesin keq dhe e lidhin të ndonjë konteksti, kjo është trupi më i madh. Por, s’ka lidhje, atyre i uroj punë të mbarë, qëndrimi im dihet dhe të gjithë e dinë se kush është Agim Bahtri, Agim Bahtriri ka qenë gjithnjë për paqe për të krijuar paqe ku do që kam qenë. Jam kundër thirrjeve, qoftë për protestuar e ajo më e keqja, vëllavrasje. Gabojnë ata që mendojnë se unë këtë e kam në shpirt dhe zemër, qytetarët e dinë se kush jam unë por edhe ata që shkruajnë e dinë”, tha Bahtiri për KALLXO.com.

Pak më parë, KALLXO.com raportoi se kryetari i Mitrovicës Jugore është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Reagon Bahtiri: Nuk kam bërë thirrje për vëllavrasje

www.kallxo.com