Agim Aliu viziton të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar të lënduarit nga shpërthimi që ndodhi pasditen e sotme në një restorant në Ferizaj.

Duke uruar që të mos shënohet asnjë viktimë, Aliu ka thënë se ekipet emergjente komunale, zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore dhe të tjerë kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

“Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve.Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve”, ka shkruar Aliu në ‘Facebook’.

Deri më tani sipas majorit të Policisë së Kosovës, Qazim Reka, 44 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit, ndërsa 15 prej tyre po trajtohen në QKUK në Prishtinë, mes tyre edhe 2 të mitur.

Policia: Të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj janë klientë dhe punëtorë të restorantit