Agim Aliu, Foto:Agim Aliu, Facebook

Agim Aliu emëron drejtorët komunal

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu  ka emëruar 11 drejtorët e drejtorive komunale për mandatin katër vjeçar.

Nga 11 drejtoritë e emëruara dy nga këto do të udhëhiqen nga gratë, Sebahate Ajeti do të drejtojë Drjtorin e Financave, ndërsa Xhemile Murati-Shabani drejtorin e Kulturës.

Ndërsa drejtoritë e tjera do të udhëhiqen nga burra, në  Drejtorinë e Arsimit , Afrim Llabjani, Drejtorinë e  Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme Besnik Berisha, Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Kemajl Emini, Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, Drejtorinë e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit, Arbër Bytyqi, Inxhinier i Elektroteknikës dhe Drejtorinë e Infrastrukturës Meriton Hajdini.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor Agim Aliu ka siguruar mandatin e të parit të Ferizajt me 30 mijë e 627 vota ose 62,38%.

 

PDK fiton në Ferizaj pa balotazh