
Agim Ademi zyrtarisht edhe për një mandat në krye të FFK-së
Agim Ademi është rizgjedhur në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në një Kuvend të mbyllur për media dhe me mungesën e 15 delegatëve të tjerë, Agim Ademi ka marrë edhe një mandat në krye të FFK-së.
Ademi ka marrë 42 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër, nga delegatët e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së.
Sipas FFK-së, në kuvend ishin pjesëmarrës edhe dy përfaqësues të UEFA-s dhe dy përfaqësues të FIFA-s.
Gramos Vokrri kishte qenë kundërkandidat i Agim Ademit për kryetar të FFK-së, pro një komision i brendshëm brenda FFK-së nuk ia kishte pranuar aplikimin, duke i gjetur parregullsi.
https://kallxo.com/lajm/komisioni-refuzon-kandidaturen-e-gramoz-vokrrit-per-te-parin-e-ffk-se/
Në këtë Kuvend Zgjedhor, mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë.
15 delegatë bojkotojnë kuvendin e FFK-së, e quajnë të jashtëligjshëm