Foto: Reuters

Afro 9 mijë të infektuar me COVID-19 në Rusi në 24 orët e fundit

Rusia ka njoftuar sot për 8,984 raste shtesë të të infektuarve me coronavirusin e ri në 24 orët e fundit, raporton Reuters.

Me ta, numri i të infektuarve shkon në 467,673.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 134 persona, duke e çuar në 5,859 numrin e të vdekurve.