Foto: Policia e Kosoëvs

Afro 400 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Policia e Kosovës njofton se në 24 orët e fundit në vend në bazë të ligjit COVID – 19 janë shqiptuar 398 tiketa.

Sipas rezultateve të publikuara dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në vend ka qenë një rast i vdekjes nga COVID-19, 133 të shëruar, ndërsa janë shfaqur 28 raste të reja me COVID-19.

Nesër pritet që në Kosovë të hy në fuqi vendimi i qeverisë, sipas të cilit do të hiqet ora policore dhe bartja e maskës nuk do të jetë obligative nëse jeni duke ecur vetëm.

Qeveria merr vendim, lehtësohen masat anti-COVID