Ilustrim

Afro 1,000 gjoba për mosrespektim të masave anti COVID-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit  957 qytetarë janë gjobitur për shkak të mosrespektimit të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19 është miratuar më 14 gusht nga Kuvendi i Kosovës.

Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2,000 euro, varësisht nga shkeljet.

Që nga 13 marsi e deri më tani në Kosovë janë regjistruar 17.757 raste me COVID-19.

Prej tyre, 15.034 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 2.062, ndërsa deri më tani kanë vdekur 661 persona.