Afrim Demiri demanton Dardan Molliqajn

Deklaratat e Dardan Molliqajt, zyrtar i PSD-së, se babai i Haki Abazit, zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ka punuar në kohën e masave të dhunshme të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ka ngjallur reagime të shumta në opinion.

Në debatin në televizionin T7 Molliqaj i tha Abazit se “unë kam qenë në luftë, për dallim nga baba yt që edhe nën masa të dhunshme ka vazhdu me nejtë në punë“.

Por, ndaj deklaratave të tilla kanë reaguar qytetarë të shumtë.

“Deklarata e Dardan Molliçajt se gjoja Hasan Abazi, ka vazhduar te punoj nen masat e dhunshme serbe nuk eshte e vertete! Krijimi i dosjeve te shpifura nenkupton tendencen e fshehjes se dosjeve te krimit!”, ka shkruar ish-gazetari nga Ferizaji, Afrim Demiri, në profilin e tij në Facebook.

Pas debatit të mbrëmshëm televiziv, zyrtari i VV-së Haki Abazi ka thënë se është sulmuar fizikisht nga Dardan Molliqaj dhe një shoqërues i tij.

Haki Abazi: Dardan Molliqaj më sulmoi me grushte pas debatit

incidenti ishte raportuar në Policia nga autori i emisionit, Leonard Kerquki.

Policia në vendin e incidentit mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Policia njoftoi sot se ka intervistuar Haki Abazin e Dardan Molliqajn.

Policia interviston Haki Abazin dhe Dardan Molliqajn

www.kallxo.com