Luftëtarët talibanë duke patruar në Kabul më 30 maj 2022. Foto REL

Afganistani nën udhëheqjen njëvjeçare të Talibanëve

Tingujt e njohur të luftës kanë rënë në heshtje në pjesën më të madhe të Afganistanit. Një vit pas triumfi të tmerrshëm të talebanëve mbi qeverinë e Afganistanit  e cila kishte mbështetjennga perëndimi, shkalla e dhunës në këtë vend ka rënë ndjeshëm. Mirëpo, këtë rënie nuk duhet ngartërruar me paqen. Që nga marrja e Afganistanit nga talebanët, ky vend është bërë i varfër dhe i uritur. Gratë janë në gjendje më të keqe, me pak mundësi për punë apo arsimim. Dhe të dhënat mbi aktet e regjistruara të dhunës nga talebanët tregojnë se bombat vetëvrasëse dhe sulmet ajrore i kanë lënë vendin sulmeve më të shenjëstruara, të tilla si torturat dhe ekzekutimet (shih grafikun). Talibanët e rinj po sillen sikurse ata që patën qeverisur  me Afganistanin nga viti 1996 deri në 2001.

Rënia e kryqytetit afgan, Kabulit, më 15 gusht 2021 ishte kulmi i një avancimi të rrufeshëm nëpër këtë vend. Gjatë një viti, që nga ajo kohë, sulmet kundër civilëve janë ulur me më shumë se 50%, sipas Projektit të të Dhënave të Vendndodhjes dhe Ngjarjeve të Konflikteve të Armatosura (acled), një OJQ që mbledh informacione rreth dhunës politike. Pjesa më e madhe e kësaj rënie i përket llojeve të dhunës tipike për një zonë lufte. Raportet për sulme ajrore dhe dronë kanë rënë me 96%. Shpërthimet e minave tokësore dhe mjeteve shpërthyese të improvizuara (IEDS) janë ulur me 73%; sulmet që përfshijnë granatimet dhe artilerinë janë ulur me 97%.

Dhuna e raportuar këto ditë është më tipike për një regjim represiv. Policia e moralit është në fuqi, duke mos i lënë rehat burrat që e shkurtojnë mjekrën dhe gratë që nuk mbulohen nga koka tek këmbët. Talibanët tani janë përgjegjës për shumicën e dhunës së kryer kundër civilëve (grupe të tjera, duke përfshirë Provincën Khorasan të Shtetit Islamik, ishin më aktivë përpara rënies së Kabulit). Sulmet e raportuara – të cilat përfshijnë mizori të tilla si tortura dhe rrahje – janë 16% më të ulëta këtë muaj se sa ishin në vitin deri në gusht 2021, por pjesa që përfshin talebanët është më shumë se dyfishuar. Ata janë përgjegjës për 55% të dhunës së raportuar në të gjithë vendin, nga 24% para se të ktheheshin në pushtet. Ata qëndrojnë pas 79% të të gjitha rrëmbimeve dhe zhdukjeve të detyruara.

Gati 400 civilë janë vrarë nga regjimi i ri që nga rënia e Kabulit. Pavarësisht premtimeve për amnisti, dhuna e targetuar kundër ish-anëtarëve të forcave të armatosura të Afganistanit, disidentëve dhe gazetarëve është rritur ndjeshëm. Kjo dhunë përbën 89% të të gjithë dhunës së shkaktuar nga regjimi i raportuar nga ACLED vitin e kaluar. Vlerësimet e OJQ-së janë të kujdesshme, kështu që shifrat aktuale ka të ngjarë të jenë edhe më të larta. Shumë raste të tjera mund të mos raportohen. Çuditërisht, premtimet e talebanëve për një të ardhme më të mirë po tingëllojnë premtime boshe./The Economist

Përgatiti: Nuhi Shala