Afganistan, 50 të vdekur nga një sulm në xhami

Rreth 50 persona mbetën të vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë u lënduan, pas një sulmi vetvrasës me bombë në një xhami të qytetit afgan Kunduz, raporton BBC.

Autoritetet zyrtare e cilësojnë këtë si sulmin më vdekjeprurës që nga koha kur janë larguar forcat ushtarake amerikanë.

Një biznesmen lokal, Zalamai Alokzaj i cili kishte nxituar për në spital për të parë se nëse doktorët kishin nevojë për donacione gjaku, përshkruan skenat kaotike.

“Ambulancat po shkonin përsëri në vendin e ngjarjes për të marrë trupat e vdekur”, ishte shprehur ai.

Përderisa nuk ka pasur asnjë pretendim të përgjegjësisë deri tani, ky sulm mban të gjitha shenjat e qarta se ata që ishin pas këtij incidenti janë ata të IS-K, grupi që shënjestroi aeroportin e Kabulit në një bombardim shkatërrues në gusht.

Ky grup vazhdimisht ka shënjestruar pakicën afgane Shia në të kaluarën, me bombardime vetëvrasëse duke goditur xhami, klube sportive dhe shkolla. Në javët e kaluara, IS gjithashtu ka bërë një kampanjë rreth sulmeve kundër Talivanëve.