Ilustrim

Aferë e mitos në Komisionin e Mediave, Prokuroria kryen arrestime

Drejtori i Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur për media është arrestuar me dyshimin se ka kërkuar 8 mijë euro nga pronari i një biznesi.

Sipas Prokurorisë së Prishtinës,  A.B.  dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej 8.000 € (tetë mijë euro), me premtimin se do të ndikoj në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM

Komisioni i Mediave trajton ankesat e qytetarëve për shkeljet e supozuara që mund ti bëjnë mediat (Televizionet dhe Radiot) në etikë dhe në shfrytëzimin e licencës së transmetimit.

Ende nuk është sqaruar se cilit subjekt medial i janë kërkuar paratë.