Afër Liqenit të Badovcit gjendet një person i vdekur

Një person është gjetur i vdekur në pyll në rrugën Graçanicë- Gjilan, më saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Personi i vdekur është gjetur rreth orës 21:50.

Lajmin per KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tha se rasti është hapur si vdekje e dyshimtë ndërsa Policia po ndermerr te gjitha veprimet për të sqaruar rrethanat.

“Mund të ju konfirmoj që me datë 18.12.2019, rreth ores 21:50, në një distancë nga rruga  Graçanicë- Gjilan, në pyll është gjetur një person vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i ambulantes. Njësitet policore jane duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti”, tha Hoxha për KALLXO.com.