Afër 500 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se numri i rasteve aktive me Covid-19 është 484.

Sipas IKShPK-së, të shtunën janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19 nga 1.045  testime në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave, nuk është shënuar asnjë vdekje.