Afër 3,500 protestues kundër luftës në Ukrainë arrestohen në Rusi

Afër 3,500 protestues kundër luftës në Ukrainë raportohet se janë arrestuar të dielën në mbarë Rusinë, ka raportuar agjencia e lajmeve ruse Interfax, duke cituar Ministrinë ruse të Brendshme.

Afër 2,500 persona morën pjesë në një protestë në Moskë, nga të cilët 1,700 janë arrestuar.

Ndërkaq, 1,200 persona të tjerë kanë marrë pjesë në protestat në qytetet e tjera ruse, prej të cilëve, 1,061 janë arrestuar.

Sipas organizatës për të drejtat e njeriut OVD-Info, 10,946 persona janë arrestuar deri më tani në protestat kundër luftës në Ukrainë, që prej se Moska urdhëroi pushtimin e këtij shteti më 24 shkurt./REL