Ilustrim

Afër 1 milion të prekur me COVID-19

Sipas të dhënave të fundit, numri i të prekurve me coronavirus është duke iu afruar shifrës prej 1 milion.

Duke iu referuar Worldometrics, numri i të prekurve me coronavirus ka arritur në 950 mijë e 063, numri i personave që kanë vdekur si pasojë e kësaj pandemie është afër 50 mijë kurse i atyre që kanë arritur shërohen nga ky virus ka kaluar shifrën 201 mijë.

Primatin si shteti me më së shumti të prekur nga coronavirusi e mban ShBA, me gjithsej 215 mijë 344 të infektuar, e pasuar nga Italia me 110 mijë e 574 por e cila ka numrin më të madh të personave që kanë vdekur nga kjo pandemi, në total 13 mijë 155.

Vendi i dytë me më së shumti të vdekur si pasojë e pandemisë së coronavirusit përsëri është një shtet europian, Spanja. Në Spanjë, numri i personave që nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë këtij virusi është 10 mijë.

Edhe Kosova i është bashkëngjitur hartës së vendeve që janë prekur me coronavirus më 13 mars. Që nga 13 marsi e deri më sot, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 125 raste me coronavirus, 10 persona të shëruar dhe një i vdekur.