Ilustrim

Aeroporti tregon sa persona hynë dhe dolën nga Kosova për katër ditë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për numrin e udhëtarëve që kanë hyrë dhe dalë nga Kosova gjatë këtyre katër ditëve.

Sipas njoftimit të ANP ‘Adem Jashari’, gjatë datave 2,3, 4 dhe 5 tetor janë gjithsej 20 mijë e 63 udhëtarë, prej tyre 12,001 në arritje dhe 8,062 në shkuarje.

“Po përfundojmë orarin e punës duke ju informuar se realizuam planin për katër ditët që kishim parashikuar: Në 2, 3, 4 e 5 tetor kemi gjithsejt 20 mijë e 63 udhëtarë (12,001 ne arritje e 8,062 në shkuarje),” thuhet në njoftim.

Tutje sipas njoftimit të aeroportit gjatë këtyre katër ditëve kanë pasur 146 vajtje-ardhje të aeroplanëve.