FOTO: ANP "Adem Jashari"

Aeroporti: Nuk ka largime nga puna por mos vazhdim të kontratave

Pas lajmeve për largimin e 30 punëtorëve dje nga Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, kanë reaguar zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje të cilët kanë thënë që nuk është fjala për largim por për mosvazhdim të kontratave.

28 punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” që nga nga dje nuk ju janë vazhduar kontratat e punës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com Valentina Gara nga Zyra për Media e Aeroportit, duke mos dhënë arsye se pse nuk u janë vazhduar kontratat.

“Nuk kemi të bëjmë me largime por me mos vazhdim të kontratave të 28 punonjësve”, ka thënë shkurt ajo.

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” që nga janari ka larguar nga puna 54 punëtorë të sektorëve të ndryshëm.

Kështu kanë thënë përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”,  të cilët këtë largim e konsiderojnë si “hakmarrje” për grevën të cilët punëtorët e kanë mbajtur në gusht.

Aeroporti i Prishtinës largon nga puna pa paralajmërim mbi 20 punëtorë

Aeroporti i Prishtinës largon nga puna pa paralajmërim mbi 20 punëtorë