Aeroporti nuk ka ende statistika për udhëtarët që kanë hyrë në Kosovë që nga rihapja
30.6.2020 - 16:38
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, i cili që nga data 28 qershor me vendimin e qeverisë se Kosovës është rihapur për udhëtarë, nuk posedon statistika se sa persona kanë hyrë në Kosovë qënga ajo ditë.
Këtë e ka bërë me dije për KALLXO.com Valentina Gara, zëdhënëse e ANP-së.
“Akoma nuk kemi nxjerrë statistikat edhe të ditës se sotme”, tha ajo në një përgjigjje me shkrim.
E pyetur se a pritet të ketë rritje të numrit të udhëtarëve ditëve në vzhdim, Gara tha se do të ketë rritje.
Më 23 qershor, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, me rekomandimet e IKShPK-së, është marrë vendim që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” të hapet nga data 28 qershor.