Një aeroplan i kompanisë Austrian Airlines i fotografuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës më 9 prill 2019, pak pasi një grup i armatosur grabitësish vodhën një sasi parash. Foto: Malton Dibra/LSA/Reporter.al

Aeroporti i Rinasit i rikthehet normalitetit pas bllokimit të fluturimeve

 

Pas protestës së kontrollorëve që bllokoi punën për më shumë se 24 orë, aeroporti i Rinasit po i rikthehet normalitetit.

Teksa të enjten u kryen vetëm fluturimet e emergjencës, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake, këtë të premte do të jenë qytetarët ata që do të udhëtojnë.

Fluturimet do të rinisin duke filluar nga ora 09:00.

Pasagjerët që duhet të fluturojnë ndodhen në ambientet e aeroportit të Tiranës për të kryer “check in”./21Media