Foto: Valentina Gara - Facebook

Aeroporti i Prishtinës kërkon që udhëtaret të plotësojnë disa formularë përndryshe nuk lejohen të udhëtojnë

Aeroporti  Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuat të gjithë udhëtarët që para paraqitjes në Aeroport të plotësojnë formularët e kërkuar nga shtetet ku ata udhëtojnë.

“Udhëtarët që nuk paraqiten në sportel me formularë të plotësuar, nuk do të pranohen për udhëtim”, është thënë në njoftim.

Formularët e kërkuar nga ana e shteteve mund të gjenden në web faqen e aeroportit  www.limakkosovo.aero.

Tutje është njoftuar se brenda dhe jashtë terminalit të Aeroportit janë të vendosur QR kode për shkarkim të formularëve.

“Për hyrje në Republikën e Kosovës ju lusim që t’i referoheni vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës: https://kryeministri.rks-gov.net/…/Vendimet-e-mbledhjes…”, është thënë nga ana e aeroportit.

Po ashtu, të njëjtit në postim kanë bashkangjitur edhe këto linqe në të cilat mund të bëhet shkarkimi i formularëve:

Gjermani

https://www.einreiseanmeldung.de/#/

Zvicër

https://swissplf.admin.ch/formular

Belgjikë

https://travel.info-coronavirus.be/public-health…

Turqi

https://register.health.gov.tr/

Angli

https://www.gov.uk/provide-journey-contact-details-before…

Austri

https://entry.ptc.gv.at/en.html

Norvegji

https://reg.entrynorway.no/