Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët, për dokumentacionin që kërkohet në aeroport.

Sipas njoftimit, disa procedurat shtesë do të hyjnë në fuqi që nga data 23 gusht 2021.

ANP “Adem Jashari” ka kërkuar të gjithë udhëtarëve të jenë në Aeroport 3 orë para fluturimit.

Ndërsa ky është njoftimi i plotë:

“Ju njoftojmë me procedurat shtesë gjatë udhëtimit tuaj përmes ANP’Adem Jashari’, efektive nga data 23 gusht 2021.

-Të gjithë udhëtarët duhet të vazhdojnë të jenë në aeroport 3 orë para fluturimit.

-Të gjithë udhëtarët duhet të bëjnë gati Formularin e Hyrjes në Vend(Country Entry Form), bazuar në vendet e destinacionit. Ju mund të gjeni kodin QR dhe lidhjet për formularët dixhital për secilin vend në hyrjen e terminalit të aeroportit, apo mund t’i gjeni në ëeb faqen tonë www.limakkosovo.aero para se të arrini në aeroport.

-Të gjithë udhëtarët duhet të kenë PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë deri në kohën e fluturimit, apo antigjen test negativ jo më të vjetër se 48 orë deri në kohën e fluturimit, ose kartën e vaksinimit për 2 doza vaksinash. Vaksinat duhet të jenë vaksina të pranuara nga BE dhe duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë. Për ndryshime nga këto rregulla ju lusim që të kontrolloni kërkesat e vendit/destinacionit.

-Të gjithë udhëtarët duhet të bëjnë gati të gjitha dokumentet e kërkuara dhe ti kenë në duar që t’i prezentojnë te personeli ynë në momentin e paraqitjes së tyre.

-Udhëtarët që nuk janë në gjendje t’i tregojnë dokumentet e kërkuara në hyrje të terminalit të aeroportit duhet ta lëshojnë rendin dhe pas kompletimit të dokumentacionit duhet të

ri-rreshtohen përsëri.

-Më tej, mirësisht ju lusim që të kontrolloni sportelet (check-in) në bazë të kompanisë ajrore dhe numrit të fluturimit dhe jo vetëm destinacionin, sepse ndodhë që në të njëjtën kohë ka fluturime për destinacionin e njëjtë dhe duke mos kontrolluar saktë nr. e fluturimit, ndodhë që jeni duke pritur në radhën dhe sportelin e gabuar dhe më pas të jeni me vonesë në fluturimin e duhur. E njëjta duhet shikuar edhe gjatë qëndrimit në radhë në dalje për në aeroplan.

-Për procedura të vizave, dokumenteve tjera shtesë të udhëtimit gjatë kohës së pandemisë, ju lusim që gjithmonë t’i referoheni informacionit të publikuar në ëeb faqet e ambasadave të shteteve përkatëse.

Ju lusim t’i keni parasysh rregullat e paisjes me maska, pritjes dhe përcjelljes së udhëtarëve të publikuara më parë.

Poashtu, ju lusim për mirëkuptimin tuaj dhe respektimin e procedurave të lartëshënuara”.