
Aeroporti i Prishtinës -Dy persona tentojnë të udhëtojnë për në Vjenë me lejeqëndrim që dyshohet të jetë i falsifikuar
Një burrë dhe një grua dyshohen se tentuan të udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për në Vjenë, me lejeqëndrim të një shteti tjetër, që dyshohet të jetë i falsifikuar.
Policia e Kosovës bën të ditur se burri është dërguar në mbajtje, derisa gruaja së bashku më një fëmijë është dërguar në Qendrën për Punë Sociale.
Rasti ka ndodhur më 15.01.2025.
“Raportohet se të dyshuarit: një mashkull dhe një femër me shtetësi të huaj kanë tentuar që të fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës për në Vjenë – duke prezentuar lejeqëndrim të një shteti tjetër, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër së bashku me fëmijë në Qendrën për Punë Sociale.” – thuhet në Raportin policor.
Rasti po trajtohet si “falsifikim i dokumentit”.