Aeroporti i Prishtinës: 37.8% më shumë udhëtarë në nëntor 2024 krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve në këtë aeroport krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas një njoftimi të Aeroportit, në krahasim me muajin nëntor të vitit 2023, këtë vit në nëntor kishte 37.85% më shumë udhëtarë.

Kurse ditë më parë Aeroporti i Prishtinës po ashtu ka njoftuar se në muajin shtator të këtij viti ka pasur rritje prej 13.10%  të numrit të udhëtarëve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023.