Aeroporti "Adem Jashari", arrestohet shtetasja e Shqipërisë - prezantoi pasaportë të falsifikuar

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës është arrestuar një grua e dyshuar shtetase e Shqipërisë.

E dyshuara sipas Policisë është arrestuar mbrëmë rreth orës 19:30, nën dyshimin se ka falsifikuar dokument.

Sipas Policisë, e dyshuara në aeroport në shkuarje kishte prezantuar një pasaportë të Polonisë në emër të një personi tjetër, pasaportë kjo e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara për këtë rast, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.