Ilustrim

Aeroplanit grek nuk i lejohet të aterojë në Aeroportin e Prishtinës

Një aeroplan i kompanisë greke ‘Organe2Fly’ nuk po lejohet që të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kjo sipas zëdhënëses së Aeroportit, Valentina Gara, Departamenti i Aviacionit Civil nuk i ka dhënë leje kësaj kompanie që të operojë me aeroplanin Air Mediterranean.

“Orange2Fly është kompani qe operon disa destinacione në ANP Adem Jashari. Sa i përket fluturimit në fjalë kjo kompani ka kërkuar leje për të operuar me aeroplanin Air Mediterrenean (kompani evropiane gjithashtu) mirëpo akoma nuk ka marre leje nga Departamenti i Aviacionit Civil të Kosovës brenda Ministrisë se Infrastrukturës”, tha ajo për KALLXO.com

“Ne operojmë të gjitha fluturimet që kanë leje nga ky departament dhe në momentin që marrin lejen e tillë ne jemi te gatshëm për të operuar këtë fluturim sikurse edhe fluturimet tjera”, u shpreh ajo.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me Departamentin e Aviacionit Civil të Kosovës dhe me ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, por të njëjtët kanë qenë të paqasshëm deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.