Aerokompania Wizz Air ofron 100,000 vende falas për refugjatët ukrainasë

Linja ajrore evropiane me kosto të ulët Wizz Air ka njoftuar se do të ofrojë 100,000 vende falas në fluturimet me distanca të shkurtra për refugjatët ukrainasë.

Linja ajrore me bazë në Hungari tha në mediat sociale se ishte “e angazhuar” për t`i ndihmuar refugjatët ukrainasë të arrijnë destinacionin e tyre.

Ulëset do të jenë të disponueshme në fluturimet e Wizz Air që nisen nga Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Rumania gjatë muajit mars, tha linja ajrore.

Më shumë se 660,000 njerëz janë larguar tashmë jashtë Ukrainës, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së, me Poloninë që mban peshën kryesore të migrimit.

Rreth 450,000 refugjatë ukrainasë – gjysma e numrit total të refugjatëve deri më tani – kanë mbërritur në Poloni, tha zëvendësministri i Brendshëm i vendit Pawel Szefernaker për Radio Zet të mërkurën./BBC