Adriana Matoshi në filmin "Zana"

Adriana Matoshi fiton çmimin ‘aktorja më e mirë’ në festivalin e filmit në Spanjë

Aktorja kosovare, Adriana Matoshi ka fituar çmimin e aktores më të mirë në festivalin e filmit “Mostra de Valencia” në Spanjë.

Matoshi ka fituar çmimin për rolin e saj në filmin Zana.

“Adriana Matoshi triumfon në Spanjë!  fiton çmimin aktorja më e mirë në festivalin Mostra de Valencia për rolin në filmin ZANA të regjisores Antoneta Kastrati”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës.