Mitrovica e Veriut, foto nga arkivi

Adriana Hoxhiq komenton biznesin që mori 53 kontrata për dy vjet në 4 komunat veriore

Nënkryetarja për komunitete në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Adriana Hoxhiq, ka komentuar biznesin e Radule Steviqit, i cili vetëm në dy vitet e fundit ka marrë 53 kontrata në 4 komunat veriore në dy vitet e fundit.

Vetëm në Komunën e Mitrovicës së Veriut ka marrë 11 kontrata më 2019 dhe 2020.

Hoxhiq e ka pranuar se e njeh biznesmenin Radula Steviq, por thotë se të gjithë tenderët janë dhënë sipas ligjit.

“Ne e kemi zyrën e prokurimit, e cila e shpall tenderin sipas ligjeve të Kosovës. Që dy vite për ne është edhe me lehtë sepse është elektronike. Ne i përcjellim procedurat dhe ata i fitojnë tenderët”, tha Hoxhiq në “Kallxo Pernime”.

“E di kush është Radula, por ne po i respektojmë të gjitha rregullat. Në bazë të raportimeve që bëhen nga zyra e auditorit, nuk ka probleme ligjore. Për mua është e rëndësishme që secila kontratë që shkruhet, të realizohet. Gjithçka çka kemi bërë deri tani, unë mundem veç të mburrem”, tha ajo.