ADMOVERE: Gjysma e nxënësve të komuniteteve nuk e kanë ndjek mësimin online

ADMOVERE ka publikuar raportin për komunitetet rom, ashkalinjë dhe egjiptian gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Qëllimi i këtij raporti ka qenë informimi për komunitetet për masat e COVID-19, menaxhimi i situatës nga këto komunitete si dhe zbatimi i këtyre masave.

Mangësi më të mëdha gjatë këtij hulumtimi kishte në statistikat se sa persona nga komunitetet janë të infektuar me COVID-19 nga tre komunat e Kosovës, Ferizaj, Lipjan dhe Fushë Kosovë

Durim Jashari, njëri nga hulumtuesit në këtë raport tha se kanë kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike statistika se sa rom, ashkalinjë dhe egjiptian janë të prekur nga coronavirusi, por statistika të tillë nuk i ka pas ky institucion.

“Në pyetjen tonë se sa rom, ashkalinjë dhe egjiptian janë të prekur me COVID-19 nuk kanë pas asnjë statistikë”, tha Jashari.

Por, IKSHP-ja asnjëherë nuk i ka publikuar nacionalitetin e të infektuarve.

Informacione për testimin e dy ashkalinjëve kanë arritur të marrin vetëm në komunë  e Ferizajt, të cilët kishin rezultuar negativë.

Problem tjetër në këtë kohë pandemie Jashari theksoi se ka qenë edhe mësimi online, ku sipas tij kushtet e vështira që i kanë këto komunitete e vështërsojnë mbarëvajtjen e mësimit online.

“Prej 828 nxënësve të komuniteteve 51% prej tyre nuk e kanë ndjek mësimin online”, theksoi Jashari

Ndërsa, Aulona Memeti, tha se vetëm pika nëntë nga masat e Pakos Emergjente merret drejtepërdrejt me komunitetet.