Admirali Munsch takohet me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, flitet për sigurinë në rajon

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta ‘Naples’, Admirali amerikan Stuart Munsch ka takuar sot, më 28.08.2024, ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Bratislav Gashiq dhe shefin e stafit të Forcave të Armatosura Serbe, Milan Mosjsiloviq.

Në njoftimin nga kjo Komandë thuhet se Munsch vizitoi Beogradin për të ripohuar angazhimin për transparencë dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Serbinë.

“Duke siguruar që linjat e komunikimit të mbesin të hapura dhe efektive, të dyja palët të punojnë së bashku për të adresuar dinamikën komplekse të sigurisë në rajon” – thuhet mes tjerash në njoftim.