Komuna e Shtimes - Foto: KALLXO.com

Administrata komunale e Shtimes me orar të ri të punës

Pas masave të fundit të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli mori vendim që të ndryshohet orari i punës për punëtorët e administratës komunale.

Sipas një njoftimi të komunës, nga 15 prilli orari i punës për stafin e reduktuar të adminstratës komunale do të jetë me orar të plotë prej 8:00 deri në ora 16:00.

“Njëkohësisht ju bëjmë me dije se administrata komunale do të ofrojë vetëm shërbime të domosdoshme për qytetarë”, thuhet në njoftim.

Deri më tani, sipas IKShPK-së, në Kosovë janë konfirmuar 423 raste me COVID-19, 71 të shëruar dhe 9 vdekje.