Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Administrata Biden dhe Kosova - LIVE

Politika e Administratës së presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në raport me Kosovën është tema e debatit të sontëm “Kallxo Pernime”.

Të ftuar në debat janë zëvendëskryeministri në detyrë nga AAK, Besnik Tahiri, ish-zëvendëskryeministri nga LVV, Haki Abazi dhe ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Cili do të jetë roli i Administratës Biden për Kosovën dhe çka pritet të ndodhë me marrëveshjen e Uashingtonit që u nënshkrua në shtator të vitit të kaluar?

Si do të mbahen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës?

Po ashtu, në debat diskutohet edhe për situatën e fundit, ku Këshilli Gjyqësor i Kosovës ua ka dërguar partive listat e kandidatëve për deputetë të cilët nuk do të mund të jenë pjesë e zgjedhjeve të 14 shkurtit për shkak të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese.