Aderimi i ri i PDK-së ligjëron në Universitetin që iu tërhoq akreditimi

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka prezantuar një përforcim të ri të partisë që udhëheq.

“Dr. sc. Mirsade Gashi Osmani është një shkenctare e re biologe nga Vushtria që jep mësim në Universitetin e Mitrovicës dhe që i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, sepse ka besim që partia jonë do të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë”, ka shkruar Veseli në “Facebook”.

Veseli ka thënë se përforcimi i ri do të ndihmojë atë në luftën kundër korruspionit.

“Ajo dhe shumë kuadro të tjerë të mirëkualifikuar e të pakomprometuar që janë duke na u bashkuar, kanë për t’i dhënë partisë ide dhe energji të reja për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit dhe papunësisë”, ka thënë ai.

Universiteti ku ligjëron përforcimi i i ri i PDK-së është në mesin e Universiteteve që iu tërheq akreditimi.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë(KShC) ka vendosur që t’ia tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020 Universitetit të Mitrovicës.

Dy eksperte ndërkombëtare që vizituan dhe analizuan punën në Universitetin publik të Mitrovicës “Isa Boletini”, konstatuan se ky institucion nuk duhet të akreditohet për shkak të parregullsive në sistemin udhëheqës dhe menaxherial të këtij universiteti.

Përveç shkeljeve tjera, Universiteti dyshohet se e kishte kopjuar statutin e Universitetit të Pejës.

Universiteti i Mitrovicës nuk hap konkurs për studentë, pret vendimin për akreditim