
Adem Jashari sot do të mbushte 67 vjeç
28.11.2022 - 08:41
67 vjeç do të mbushte sot komandanti legjendar, Adem Jashari, nëse do të ishte gjallë.
Ai lindi më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt dhe ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit.
Me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës./Rtklive
Gjatë ditës së sotme do të ketë organizime të shumta.
Në Prekaz do të bëhen homazhe, ndërsa në Prishtinë do të ketë parakalim të FSK-së.