Foto: Facebook/ Adem Grabovci

Adem Grabovci mirëpret në PDK ish-anëtarë të LDK-së

Ish-nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, është aktivizuar ditëve të fundit në parafushatë, duke lobuar për partinë e tij, e sidomos për nipin e tij, Valonin, i cili është kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Adem Grabovci është bërë goxha aktiv në takimet me qytetarë në përpjekje për t’I bindur që të votojnë për PDK-në në zgjedhjet e 6 tetorit pasi ai vetë mbeti pa ndonjë pozitë të lartë në parti si rezultat i vendimit të shefit të tij, Kadri Veseli, se në strukturat e larta partiake nuk do të kenë vend ata që kanë aktakuza.

E Adem Grabovci është pjesë e aktakuzës në rastin “Pronto”.

Së fundmi, Adem Grabovci ka publikuar foto nga një takim, në të cilin, sipas tij, PDK-së i janë bashkuar ish-anëtarë të LDK-së nga Strellci i Deçanit.

“Me Kryetarin e Degës në Deçan, Bujar Kukleci, dhe me disa nga zyrtarët e PDK-së të Deçanit, ju dëshiruam mirëseardhje në PDK aderimeve të reja të disa ish-anëtarëve të LDK-së nga Strellci”, ka shkruar Grabovci në profilin e tij në Facebook.