Zyrtarë të Policisë në një aksion - Foto: Policia e Shtetit (foto arkiv)

Abuzoi seksualisht me 20-vjeçaren me nevoja të veçanta dhe e la shtatzënë, arrestohet 56-vjeçari në Fier

Një 56-vjeçar nga Roskoveci është arrestuar në Fier pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me nevoja të veçanta.

Sipas informacionit të dhënë nga policia mësohet se shtetasi P.A., ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, e cila është me nevoja të veçanta, raporton Top Channel.

Nga ekzaminimet rezulton se e reja është shtatzënë, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

“Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit P. A., 56 vjeç, banues në Roskovec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.