Abrashi: Sekretari i Ministrisë nuk ka qenë në dijeni për transaksionin e 2.1 milionëshit nga Thesari

Në një konferencë të Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me skandalin e vjedhjes së mbi dy milionë eurove, ministri Arban Abrashi ka thënë se sekretari i Ministrisë nuk ka qenë në dijeni për transaksionin nga Thesari i shtetit.

Abrashi gjithashtu tha se me të marrë informatën për këtë transaksion të dyshimtë, sekretari menjëherë ka informuar organet e rendit.

“Sekretari i ministrisë më ka sqaruar se zyrtarët e ministrisë apo ky vet nuk ka qenë në dijeni për këtë transaksion të paligjshëm. Lajmi që doli sot ka qenë i pavërtetë dhe tendencioz”, tha ministri Abrashi.

Ai tha se Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, informatën për një transaksion të paligjshëm e ka pranuar më 19 tetor si dyshim dhe atë dyshim “menjëherë e ka ngritur në Thesar dhe kur është vërtetuar se transaksioni ka qenë i dyshuar ka lajmëruar organet e rendit”.

“Ajo çka dihet është se sekretari me 19 e ka marrë informatën dhe me 19 tetor e ka bartë informatën në organet e rendit. Ministria e Infrastrukturës është palë e dëmtuar në këtë rast dhe do të bëjmë çmos që këto mjete të kthehen,” ka thënë ministri Abrashi.

Dorëzohet njëri nga të arratisurit në rastin e “avullimit” të 2 milionëshit të Thesarit