Abrashi në takim me drejtorin e BERZH, flasin për autostradën Kievë-Zahaq

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka pritur në një takim pune drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH në Kosovë, Neil Taylor, dhe Arianit Blakaj, bankier kryesor i këtij institucioni në Kosovë.

Siç njofton kjo Ministri, Abrashi dhe drejtori Taylor diskutuan për finalizimin e procedurave e përgatitjeve për shpalljen e tenderit për autoudhën Kievë-Zahaq, dhe së shpejti do të shpallen procedurat e tenderimit për këtë projekt strategjik për vendin.

Temë diskutimi ishte edhe fillimii i projektit për zgjerimin e hyrje-daljeve në Komunën e Ferizajit, procesin e rehabilitimit dhe rikonstruktimit të hekurudhave të Kosovës si dhe bashkëpunimin e financimin e projektit të autoudhës, Prishtinë – Merdare.

Sipas komunikatës, Taylor bëri të ditur se investimet e BERZH-it në Kosovë do të vazhdojnë, bazuar në kërkesat e Ministrisë dhe duke u përqendruar tek zhvillimi ekonomik i Kosovës.