Arban Abrashi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Abrashi: Në izolim kam qëndruar më shumë se 17 ditë

Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, 10 ditë pasi që kishte njoftuar se është infektuar me COVID-19 kishte dalë për të vizituar punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Më 18 nëntor Abrashi ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv, ndërsa më 27 nëntor ka publikuar fotografi nga tereni.

Në media ka pasur reagime se a ka thyer ministri rregullin për izolim?.

Për këtë çështje Abrashi ka thënë se në izolim ka qëndruar 17 ditë, por postimi në Facebook ëshët bërë disa ditë më vonë.

“Unë kam qëndruar në izolim më shumë se 17 ditë, ajo që ka shkaktu keqkuptim është që njoftimi e kam bë më vonë për shkak të mungesës në mbledhje të Qeverisë dhe aktiviteteve që është dashtë me i menaxhu vetë”, ka thënë ai.

A e theu izolimin ministri Abrashi? Albulena Haxhiu kërkon veprime nga hetuesia