Arban Abrashi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Abrashi ndalon reklamat në autostrada, rrugë nacionale dhe rajonale
07.12.2020 - 16:22
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marrë vendim për heqjen e të gjitha panove reklamuese të bizneseve të vendosura në autoudhë, rrugët nacionale dhe rajonale të Kosovës.
Sipas njoftimit të Ministrisë me këtë vendim revokohen të gjitha pëlqimet që janë lëshuar më herët nga Ministria e Infrastrukturës.
“Revokohen të gjitha pëlqimet e lëshuara nga Ministria e Infrastrukturës, për vendosjen e panove reklamuese në mbikalime, ura dhe tunele në auto-udhët dhe rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës, të cilat janë në kundërshtim me paragrafin 1.1 dhe 1.6 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.10/2017 për vendosjen e panove reklamuese”, thuhet në vendim.