Abrashi: LDK synon rritje votash, se kemi problem përçarjen

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi pas mbledhjes së kryesisë, deklaroi se LDK sot ka diskutuar për organizimin e fushatës për zgjedhje.

“Sot ka qenë takim i kryesisë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është diskutuar për kritere.  E kemi trajtu një hulumtim një sondazh dhe pritshmërisë së qytetarëve të Kosovës dhe ditëve në vijim do të takohemi me kryetarë që të paktën kriteret për kandidatë për deputetë të diskutohen dhe për bartësin e listës dhe më shumë mobilizim”, tha Abrashi.

Ai shtoi se LDK synon që të ketë rritje të votave në këto zgjedhje.

“Si të organizojmë fushatën dhe sondazhet po na qesin më mirë se sa është diskutuar në debate dhe Facebook, ne synojmë që ti konsolidojmë votat tona dhe të kemi një rritje me një fushatë mobilizuese”, tha Abrashi.

I pyetur për një mundësi në përçarje në LDK, ai tha se nuk do të ketë një problem të tillë brenda kësaj partie.

“Nuk do të ketë përçarje ka pasur dy apo tri lëvizje që kanë qenë familjare, por nuk e kemi problem çarjen dhe jemi të mobilizuar si dhe unik në këto qëndrime”, tha Abrashi.

Kryesia e LDK-së ishte thirrur sot nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Vendi së shpejti pritet të shkojë në zgjedhje, pasi që Gjykata Kushtetuese konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.