Abrashi: Gjykata Kushtetuese do të dalë në favor të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK dhe Nisma sot kanë zhvilluar një takim për harmonizimin e planprogramit qeverisës.

Pas këtij takimi ka folur edhe deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, i cili tha se vendimin e Gjykatës Kushtetuese po e shfrytëzojnë për të mirë.

“Sot ishte një takim koordinues, ne kemi disa ditë deri në vendim të Gjykatës Kushtetuese, prandaj, po i shfyrtëzojmë edhë në dobi tonën. Sot jemi takuar me AAK dhe Nismëm për të trajtuar programin tonë qeverisës dhe kemi biseduar për orientimet tona programore, posaqërisht që lidhen me pandeminë, por edhe për rimëkëmbjen ekonomike pas kësaj”, tha Abrashi.

Abrashi bëri të ditur se ditëve në vijim do të inkuadrohen edhe ekspertët e partive që të harmonizojnë programin.

“Ishte takim i parë koordinues dhe ditëve në vijim do t’i shkëmbjemë letrat tona në nivel të ekspertëve partiakë që kur të fillojmë më qeverinë të kemi një program gjithëpërfshirë”, shtoi ai.

Deputeti i LDK-së u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese do të dal në favor të LDK-së për formimin e qeverisë.

“Besoj që Gjykata Kushtetuese do të dal në favor, besoj që po. Vet sistemi ynë paralamentar tregon se ai që e ka shumicën e ndërton qeverinë, prandaj duke marrë parasysh rrethanat politke dhe nuk dëshirojmë të humbim kohë”, tha më tej Abrashi.

Abrashi tha se marrëveshja me Listën Serbe do të publikohet.

“E publikojnë nuk është problem, nuk është sekret. Ata nuk do të jenë pjesë e takimeve”, shtoi ai.

Edhe zyrtarët e AAK-së dhe Nismës më herët deklaruan se takimi i sotëm ishte për planprogramin qeverisës mes tyre.

LVV  i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim nëse dekreti i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku parashihte votimin në Kuvendin e Kosovës për kryeministër, Avdullah Hotin. ka qenë në përputhje me Kushtetutën.

Më dy maj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezulloi deri më 29 maj dekretin e Presidentit Thaçi.