Abrashi fajëson Qeverinë: Rasti në Karaçevë është provokim i Serbisë dhe incident diplomatik
Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Artan Abrashi tha se hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë është jo vetëm rrezikim i sigurisë por edhe incident diplomatik i cili duhet të shihet në këtë rrafsh edhe në dialogun Kosovë –Serbi.
“Hyrja e personave të uniformuar në thellësi të Kosovës është një nga incidentet më të rënda që nga viti 2012. Ky është një kërcënim i integritetit dhe sovranitetit shtetëror dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare” tha Abrashi.
Abrashi tha se ministri i Brendshëm Agim Veliu nuk e prishi rehatinë nga mobliet e tij të reja në zyrën e tij për t’u paraqitur në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes në të cilën e thirri kryetarja e Komisionit, për të cilën VV shyqrtoi interpelancë.
“Ju nuk duhet të shkoni në negociata me Serbinë por në shtëpitë tuaja” tha Abrashi.
Në fshatin Karaçevë të Kamenicës para një jave kanë hyrë 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.