Aben Vitia numëron dështimet e MSh-së

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ish- drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Arben Vitija ia ka numëruar dështimet në Ministrinë e Shëndetësisë sa ajo është udhëhequr nga ministri i PDK-së, Uran Ismaili.

“Ministri e din që është se 24 muaj, bile pak më shumë. Një udhëzim administrativ për KPSH-në i cili nuk është bërë akoma që një vit e gjysmë e ka mundur të bëhet.”, tha Vitija në Debat Pernime.

“ShISh i dështuar, asnjë hap konkret për sigurimet shëndetësore për dy vite e thotë se do të bëhet për dy muaj që është tragjiko-komike. Për dy vite pa drejtor QKUK-ja  dhe tash thotë se do ta bëj”, tha tutje kandidati i VV-së për deputet, Arben Vitija.