Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Abelard Tahiri zgjidhet shef i grupit parlamentar të PDK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri, është zgjedhur kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas njoftimit të PDK-së, në këtë mbledhje të cilën e udhëhoqi kryetari Enver Hoxhaj, u diskutua edhe për ndarjen e përgjegjësive të deputetëve të PDK-së në legjislaturën e tetë.

“Pas diskutimeve të deputetëve, u caktuan edhe udhëheqësit e Komisioneve Parlamentare me të cilat do të kryesojë Partia Demokratike e Kosovës si dhe u dhanë propozimet për zëvendës kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në njoftim.

Në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, PDK si partia e dytë me 19 deputetë ka nënkryetarin e Kuvendit, deputetin Bedri Hamza si dhe udhëheq me dy komisione parlamentare.