Abelard Tahiri. Foto: Atdhe Mulla

Abelard Tahiri: Qeveria Hoti po e motivon krimin në vend

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Ablerad Tahiri në seancën e Kuvendit, ka thënë se vendimi për shuarjen e Task Forcës anti- korrupsion është vendim skandaloz i ekzekutivit.

Tahiri ka komentuar edhe rastin e “avullimit” të dy milionë eurove nga Thesari, duke theksuar se qeveria “po inkurajon raste të tilla”.

“Jemi duke parë një krim të organizuar  në mënyrë të sofistikuar si rasti i avullimit të dy milionë eurove që në vend të merren masa në luftimin e këtyre rasteve në fakt  po merren masa për të inkurajuar të njëjtat raste, kjo me një vendim skandaloz duke shuar Task Forcën kundër korrupsionit. Qeveria  merr vendim për të stimuluar krimin  në vend. Task Forca Anti-korrupsion nuk është kundër kushtetues së Kosovës sic e kishte arsyetuar këtë vendim Avdullah Hoti. Sot mund të themi se është këputur një krah i prokurorisë speciale. Kryekëput vendim politik për mos luftimin e korrupsionit. Ministri i Drejtësisë në këtë proces është i vetëm dhe nuk e ka përkrahjen e Kryeminitrit. Kjo task forcë ka pas jashtëzakonisht sukses”,  tha ai.

Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, e ka përmendur grabitjen e thesarit dhe shuarjen e Task Forcës kundër korrupsionit.

Selimi tha se thesari i shtetit është grabitur përmes militantëve partiak e të punësuar në administratë.

“Grabitet thesari i shtetit përmes militantëve partiak të punësuar në administratë, grabitet AVUK, ka hetime për tendere deri në nivele të larta qeveritare, në ndërkohë shuhet Task Forca kundër Korrupsion”, tha ai.

Sipas Selimit klubi i vjetër i politikës së vjetër po sillen njëjtë dhe janë bashkë. Krejt po i shohim, veç ata po mendojnë që po e fshehin fytyrën”, shtoi ai.

Qeveria Hoti shuan Departamentin Special Anti-Korrupsion të themeluar nga Qeveria Thaçi

 

Transferi që i përpiu 2 milionë euro, zbulohet kompania që iu transferuan